Totenhem dikton në start, bie Aston Vila

Pas barazimit 2-2 në mesditë ndërmjet debutueses Fulham dhe Liverpul, java e parë e Premier League ofroi të tjera surpriza.

Kështu në 16:00, Burnemuth, skuadra e ngjithur nga Premiership, ka mundur në shtëpi Aston Vilën me rezultatin 2-0 duke surprizuar në ndeshjen e parë të kampionatit.

Ndërkohë edhe Totenhem ka fituar përballë ish-skuadrës së Armando Brojës. Sauthempton në prezantimin e këtij sezoni u duk larg formes optimale të vitit të kaluar teksa mposhtet 4-1nga Suprs të Antonio Kontes.

Në dy sfidat e tjera, Lids Junajtid fiton 2-1 me përmbysje ndaj Uolvërhempton ndërsa Njukesëll Junajtid mposht 2-0 skuadrën tjetër debutuese të sezonit 2022-23, Notingem Forest.

Sakaq, në 18:30 startoi Everton – Çelsi me Armando Brojën që u aktivizua në të 75′./Sara Gjidija/Foto: Twitter

Sot java e parë/ Premier League:

Fulham- Liverpul 2-2

Totenhem-Sauthempton 4-1

Burnemuth- Aston Vila 2-0

Lids-Uolves 2-1

Njukasëll-Nontingem Forest 2-0

Everton-Çelsi 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!