Alegri “driblon” pas disfatës me Atletikon…

Juve humbet në miqësore ndaj Atletiko Madrid 0-4. Nisin polemikat, Maks thotë se Atletiko është skuadër e fortë…

Masimiliano Alegri nuk kërkon justifikime pas humbjes së rëndë në miqësoren ndaj Atletico Madridit sot në shifrat 0-4:

“Nuk ka rrethana lehtësuese, kjo disfatë do të na bëjë mirë. Jemi të lodhur dhe kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika. Po përgatisim me kujdes debutimin në kampionat”.

Trajneri i Juventusit vijon: “Kemi një javë për t’u përgatitur veçanërisht mendërisht, do tëjenë tri pikë për t’u marrë dhe sigurisht që do të kemi një qëndrim tjetër”.

“Atletiko Madrid është një nga skuadrat më të forta në Europë.Bremer dhe Gati ? Ata u shfaqen mirë.

Asnjë koment për Moratën që trajneri do të dëshironte të rikthehej te Juventus: “Nuk po them asgjë sepse ai nuk është një nga lojtarët tanë. Unë punoj me lojtarët që kemi”,-ndër të tjera Maks Alegri pas testit me spanjollët në Torino.

Të dy kmpionatet, Seria A dhe La Liga nisin në 12-13 gusht./Sportiim.al/

Protokolli zyrtar i Juventus- Atletiko Madrid luajtur në Torino (0-4)

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!