Bierhof: Gjermania e femrave, moment historik

Menaxheri i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Gjermanisë Oliver Bierhof foli për UEFA-n lidhur me humbjen e përfaqësuesës së femrave gjermane në finalen e Kampionatit Europian kundër Anglisë luajtur të dielën në “Wembley’ (Angli- Gjemani femra, 2-1 pas kohës shtesë).

Drejtuesi i lartë tha duke shpjeguar se e konsideron këtë turne si një moment historik në zhvillimin e lëvizjes së futbollit të femrave gjermane:

“Ekipi ynë luajti një turne të madh dhe e meritonte fitoren, por fatkeqësisht nuk mjaftoi. Motoja jonë, e cila vlen për të gjitha ekipet tona kombëtare është rikthimi në majat e botës dhe performanca e ekipit tonë në Angli ka qenë e shkëlqyer deri në fund.

Pavarësisht humbjes, ky turne do të përfaqësojë një moment historik në zhvillimin e futbollit të femrave në Gjermani. Kjo paraqitje e kombëtares sonë i jep një motiv shtesë të gjithë DFB-së në kuadër të Botërorit të ardhshëm për meshkuj”, deklaroi Bierhof.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!