Laporta: Jemi ende në merkato

Barcelona ka shitur 24.5% të ‘Barça Studios’ te Socios. Shuma e fituar është 100m€. Klubi rrit të ardhurat ndërsa merkato ende nuk është mbyllur.

Pas shitjes së të drejtave televizive, Barcelona ka zyrtarizuar sot edhe shitjen e 24.5% të aksioneve të Barça Studios. “Socios.com” ka derdhur 100 milionë euro në arkat e klubit Blaugrana.

Ndërkaq, presidenti i Barcelonës Joan Laporta doli në skenë gjatë prezantimit të Jules Kounde. Presidenti i Barcelonës foli për nënshkrimet e reja, të cilat duhet të regjistrohen deri më 13 gusht dhe për objektivat e së ardhmes:

“Ne jemi optimistë, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të regjistruar nënshkrimet e reja. Shpresoj që interpretimi që i bëjmë rregullores të jetë njësoj si liga e futbollit. Ka kohë deri më 13 gusht”.

Objektivi Bernardo Silva?: “Së pari duhet të regjistrojmë lojtarët, pastaj të shohim se çfarë të bëjmë nëse trajneri kërkon më shumë përforcime”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!