Duro largohet nga Laçi

Furtuna e largimëve e cila ka përfshirë bardhezinjtë kap edhe trajnerin e Laçit Shpëtim Duro. Sipas PanoramaSport, tekniku kryeqytetas i ka dhenë fund avneturës numër 2 me kurbinasit.

“Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.

Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, shkruan sportivja duke ju referuar Duros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!