UEFA CL/ Vllaznia, Laçi e Tirana në “shesh”

Ora e së vërtetës ka mbërritur ndërsa sot, fillimisht Vllaznia e më pas Laçi e Tirana, lipset të tregojnë se kanë ende mundësi të luajnë në Europë.

Vllaznia:

Në 19:30:  Në ‘Ion Oblemenco’: Universitatea Krajovë- Vllaznia (1-1).

Në Krajovë, me start orën 19:30, kuqeblutë e Mirel Josës për ti treguar rumunëve të Universitateas se në respekt të publikut shkodran që mbushi një javë më parë ‘Loro Boriçin’ dhe objektivit të tyre si klub, janë në gjëndje të përmbushin misionin e kualifikimit. Ndeshja e parë 1-1. Gjykon:Ondrej Berka nga Republika Çeke.

Laçi:

Në 20:00 në ‘Elbasan Arena’: Laçi- Petrokub (0-0)

Kurbinasit i kanë të gjitha letrat në rregull për të kaluar Petrokubin e Hinçestit në ‘Elbasan Arena’. Mungesa e Spahiut (pezulluar) i ka hapur punë Duros që gjithësesi me afrimet e bujshme të fundit pritet të improvizojë e të kualifikojë kurbinasit sikundër një vit më parë në turin e tretë. E vajtjes 0-0. Gjykon: Manuel Sfuetengruber nga Linz (Austri).

Tirana:

Në 21:00 në ‘Gradski’ Mostar : Zrinjski – Tirana (1-0)

Bardheblutë e Tiranës kanë vetëm një rrugë. Të mundin në transfertë Zrinjski Mostar e të shkojnë në Kazakistan pas një jave për tu përballur në turin e tretë me Tobol. E vështirë? Te kampi i tyre besojnë se mund ta përmbysin rezultatin 0-1 të një jave më parë. Gjykon turku Yasar Kemal Ugurlu./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!