Egnatia, “mbin” Goxhaj

Egnatia me drejtorin e ri Ndriçim Shtubina dhe me ‘vulën’ e presidentit Agim Demrozi nuk di të ndalet në merkato. Pasi ka afruar një ‘taborr’ me lojtarë gjithfarësh sot ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Bylis dhe Tiranës, Jurgen Goxha.

Shijakasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me rrogozhinasit dhe i shtohet repartit të mbrojtjes së ekipit, por jo vetëm, pasi ai mund të luajë edhe në mesfushë.

Më parë 29-vjeçari ka qenë pjesë e Erzenit, Besëlidhjes, Shënkollit, Bylisit, Tiranës, Gabalës dhe Sabail në Azerbajxhan ku dhe e mbylli për të nisur rrugëtimin me Egnatian./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!