Grezdës i del emri në Turqi

Grezda mes peripecive me dëmtimet dhe “divorcit” me Kombëtaren, rikthehet të luajë në tokën turke

Eros Grezda ka firmosur në Ligën e Parë Turke duke u bërë lojtari më i ri i Manisa FK.
27-vjeçari ka firmosur për një sezon me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një ekip të tillë si Manisa, një ekip me objektiva dhe projekte për të ardhmen. Shpresojmë ta dërgojmë skuadrën në Superligë, aty ku meriton të jetë”, ka thënë vetë lojtari duke u treguar ambicioz në këtë fillim të ri.

Grezda është aktivizuar gjatë karrierës së tij me ekipe si Lokomotiva Zagreb, Osijek, Rejnxhërs dhe Shibenik ndërsa tashmë është gati të nisë aventurën e re në një kampionat ku aktivizohen edhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!