Mëllugja ‘frenon’ në Rrogozhinë

Egnatia pa frena në merkaton e verës 2022. E ndërsa Jurgen Goxha firmosi dje, sot ishte radha e matjanit Donald Mëllugja.

27-vjeçari është zyrtarizuar nga presidenti Agim Demrozi si futbollisti me i ri i rrogozhinasve.

Mesfushori ka firmosur për 3 sezone me klubin e Egnatias. Mëllugja e mbylli sezonin e fundit me ekipin e qytetit të tij, Burrelin, dhe transferohet në Rrogozhinë për të vazhduar karrierën e tij.

Më parë lojtari është aktivizuar dhe me Bylisin ku dhe spikati, si dhe me Partizanin e Kastriotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!