Dy mesfushorë te Laçi, radha e një mbrojtësi

Skuadra kurbinase luan të enjten kualifikimin me Petrokub. Paralelisht punohet për merakton cilësore.

Pas Mykyta Peterman, Ariel Borysiuk i është bashkuar kurbinasve për të përforcuar ekipin në një nga pikat ku ka më tepër nevojë, qendrën e mesfushës.

Polaku 30-vjeçar është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe karrierë të pasur, pasi në të kaluarën përveçse ka qenë pjesë e kombëtares polake me të cilën numëron edhe 12 prezenca.

Mesfushori ka milituar për ekipe si Kaizerslautern, QPR, Legia Gdansk, e Sherif Tiraspol. Sakaq, aventurën e fundit e ka patur në Indi me Chenallyin, aty ku së fundi drejton ish-tekniku i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

Ndërkohë te kurbinasit vijojnë të ‘gërmojnë’ në merkato. Këtë radhë për një mbrojtës qëndror. Nëse ja dalin, bardhezinjtë do ti kishin të gjitha letrat për të tentuar seriozisht titullin kampion,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!