Kukësi në Bolu, test me ishët…

Verilindorët tri miqësore në tokën turke.

Kukësi nga dje ndodhet në Turqi aty ku po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Verilindorët kanë zyrtarizuar sot edhe 3 miqësoret që do të luajnë gjatë këtyre ditëve.

E para është progamuar për të premten përballë Istanbulspor, skuadrës që siguroi ngjitjen në Superligën e Turqisë dhe ku aktivizohen Kristal Abazaj,Eduard Rroca dhe Valon Ethemi. Të tre futbollistët me të kaluar te skuadra kuksiane…

Miqësorja e radhës do të jetë ajo kundër Tuzlaspor më 4 gusht. Tuzlaspor militon në Ligën e Parë turke dhe më parë ka qenë pjesë e saj edhe Jurgen Bardhi.

Prova e fundit për Kukësin do të jetë përballë ekipit nga Arabia Saudite, Ettifaq FC. Ndeshja do të luhet më 9 gusht./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!