Ballkani, Drita, Shkëndija dhe Shkupi, goglat i vendosin…

Dy skuadrat e Superligës së Kosovës, Ballkani dhe Drita sikundër të gjitha skuadrat shqiptare, mësuan shortin në rast kualifikimi në ndeshjet e raundit të dytë.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, në turin e tretë sfidojnë njërën mes Sutjeskës (Mal i Zi) ose KI Klaksvik (Ishujt Faroe).

Ndërkohë, në rast se Drita kalon me sukses belgët e Antverp, atëherë do të takohet me fituesin e çiftit Sinajoki (Finland) ose Lilestrom (Norvegji).

Ndërkaq Shkëndija Tetovë në rast të kualifikimi këtë tur në raundin e tretë të UEFA-s do të përballet me fituesin e duelit AIK (Suedi) -Vorskla Poltava (UKR).


Interesante duket rruga e Shkupit. Në rast se kualifikohet ndaj Dinamo Zagrebit me dy takime në turine dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Shamrok Rovers.

Por dhe nëse eleminohet nga Dinamo, kalon në Europa League ndërsa përballet në turin e tretë po me njërën nga Ludogorets-Shamrok Rovers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!