Tirana në realitetin e ri, ndaj Zrinjskit me dy risi

Përgatititi: Erga Kenga

Për Tiranën, kampionen në fuqi të Shqipërisë në futbollin elitar, ka mbërritur momenti i dytë në pak ditë për të treguar “lëkurën” në Europë.

Pasi u kalua me dy takime nga Dudelanzh në turin e parë të Ligës së Kampionëve, sot bardheblutë do të ndeshën në ‘Air Albania Stadium’ me ekipin nga Bosnje-Hercegovina të Zrinjski Mostar.

Ndeshja sipas trajnerit Orges Shehi është përgatitur me kujdes ndërsa vetë tekniku duket se ka kuptuar se disa futbollistë në skuadër nuk kanë dhënë rendimentin e duhur. Devid De Silva nis nga stoli ndërsa duket se performanca e mirë e Klevi Qefaliajt ndaj luksemburgasëve e ka bindur durrsakun e stolit, t’i besojë një vend titullari mesfushorit 18 vjeçar.

Nga ana tjetër, presidenti Halili këto ditë, ka vizituar më dendur skuadrën. Për tu parë mbështetja e tifogrupeve dhe popullit bardheblu ndaj skuadës së tyre në Arenën Kombëtare në 20:00. Nëse kalon Zrinjskin, Tirana në turin e tretë do ndeshet me fituesin Tobol (KAZ)-Linkoln Red Imps (GIB).

Ndeshja i është besuar një trupe qipriote me kryesor Lukas Sotiru.

Rivali:

Zrinjski një miksim futbollistësh boshnjakë dhe kroatë (12) u eleminua me vështirësi nga Sherif Tiraspol duke dëshmuar se përballaj me ballkanasit duhet vlerësuar në maksimum.

Ndërkaq sot në fushë, po për Conference League, La Fiorita (SNM)-Ballkani i Ilir Dajës. Gjithashtu Hibernians-Levadia Talin luhet për CL këtë mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!