Racizmi ndaj Llapit, UEFA ndëshkon Buduçnostin

UEFA ka njoftuar këtë të premte se klubi nga Mali i Zi i Buduçnostit është dënuar me gjobë prej 20 mijë eurosh. Në 7 korrik në impiantin e tyre në Podgoricë përgjatë Buduçnost-Llapi 2-0, pati kore raciste dhe sende të forta në fushë ndaj shqiptarëve.

Disiplina e UEFA-s është ndalur në masa konkrete:

Vendimi:

‘Të gjobisë Buduçnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Budućnost Podgorica gjatë një (1) ndeshje të radhës të UEFA-s në të cilën Buduçnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

Buduçnost Podgorica t’i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllë, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.

– Të urdhërojë Buduçnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë Buduçnost Podgoricë me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!