Abissnet Superiore 2022/23, kalendari i plotë i ndeshjeve

Sot pas përfundimit të hedhjes së shortit të sezonit të ri të Abissnet Superiore, Deparatamenti i Komunikmit në FSHF, ka shpërndarë për mediat informacionin zyrtar si dhe kalendarin e plotë të ediciont 2022-23.

Njoftimi për shtyp i DK në FSHF:

Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë edicionin e 84-t futbollistik në datën 20-t të muajit gusht, krejtësisht i pazakontë, por sigurisht emocionues për të gjithë futbolldashësit shqiptarë. Këtë të premte, në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh edhe shorti i kampionatit për sezonin 2022-2023, ku u përcaktua edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore, përfaqësues të medias shqiptare, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si edhe shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Përpara se të hidhej shorti, Sekretari i Përgjithshëm ritheksoi për të gjithë të pranishmit se ky edicion i ri do të nisë nga 20 gushti. “Për shkak të Kampionatit Botëror, kampionati do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet në javën e 13-të të Abissnet Superiore dhe do të rifillojë më 7 dhjetor, kur do të luhet edhe Superkupa. Vitin e kaluar implementuam edhe sistemin VAR, që ka dhënë fryte dhe rezultate pozitive. Shpresojmë që edhe ky edicion të jetë akoma edhe më rezultativ” – tha Shulku në fjalën e tij.

KF Tirana dhe KF Partizani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në stadiumin “Air Albania”, ndërsa edhe Klub Futboll Erzeni do të luajë në të njëjtin stadium me KF Teutën, “Niko Dovana.

10 ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, 20 gusht 2022:

KF Partizani –  KF Egnatia

KF Laçi – KF Teuta

FK Kukësi – KF Tirana

KF Bylis – KS Kastrioti

KF Erzeni – KF Vllaznia

Ndryshe nga edicionet e kaluara për shkak të finaleve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 20 gusht dhe do të ndërpritet më 14 nëntor, për t’u rikthyer sërish më 28 dhjetor.

Pushimet dimërore nuk do të zgjasin shumë për skuadrat, që do të rinisin garën më 14 janar 2023 dhe nuk do të ketë më ndërprerje të gjata, me përjashtim të datave kur do të luhen ndeshjet e Kombëtares. Java 36-të dhe e fundit e kampionatit do të luhet më 24 maj 2023.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari i ndeshjeve te Abissnet Superiore 22-23

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!