Suzuki largohet nga MotoGP

‘Letër lamtumire” nga Toshihiro Suzuki…

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, prodhuesi japonez i Suzuki-it njoftoi se heq dorë në fund të këtij Botërori nga MotoGP.

Ishte vetë kompania japoneze e cila shpjegoi se ka arritur marrëveshjen me DORNA-an, kompaninë që ka të drejtën e organizimit të garave me motorë, “për ndërprerjen e bashkëpunimit në fund të këtij edicioni të MotoGP dhe gjithashtu në garat me makina”.

Edhe pse në njoftimin formal përmendeshin investime në energjinë e rinovueshme në ndihmë të mjedisit, mediat franceze zbuluan prapaskenat e vendimit.

Por në fakt sipas mediave, DORNA e ka gjobitur Suzukin me rreth 20 milionë euro. Megjithatë një manovër e tillë i jep legjitimitetin prodhuesit japonez të kursejë afro 140 milionë euro nga investimet në këtë sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!