Gjermania thyen Spanjën, sot radha e Grupit C

Euro 2022 për Femra që po mbahet në Angli ka hyrë në fazë vendimtare për fatet e skuadfrave që kërkojnë daljen nga grupet.
Kështu të martën Danimarka dhe Gjermania ia dolën të fitonin ndeshjet e tyre duke shtuar shanset për kualifikim.
Pas humbjes së thellë me Gjermaninë, Danimarka ka fituar minimalisht përballë Finlandës në ndeshjen e sotme të Grupit B.
Danezet shënuan në minutën e 72′-të me Harder dhe morën 3 pikët e para në grup, ndërsa Finlanda nuk ka ende asnjë pikë në këto 2 ndeshje të luajtura.
Nga ana tjetër, supersfida mes Gjermanisë dhe Spanjës foli per gjermanet që triumfuan 2-0 në këtë ndeshje. Golat u shënuan nga Bul në minutën e tretë dhe Pop në minutën e 37-të. Gjermania është vetëm një hap larg kualifikimt, kurse Spanja duhet ta vendosë atë në ndeshjen e ardhshme përballë Danimarkës. Kryeson Gjermania me 6 pikë në dy takime.
Sot në fushë Grupi C. Do të jetë radha e Suedisë për t’u përballur me Zvicrën në 18:00 dhe Holandës që do të sfidojë Portugalinë ne 21:00./Sara Gjidiaj/
Grupi B, (të martën):
Danimarkë-Finlandë 1-0
Gjermani- Spanjë 2-0
Sot, Grupi C:
Suedi-Zvicër 18:00
Holandë- Portugali 21:00