Italia kujton 11 korrikun e 1982 dhe 2021, qan ‘Katar 2022’

11 korriku një ditë e bekuar për futbollin e Kombëtares italiane.
Si sot 40 vite më parë, Italia fitoi kampionatin Botëror ‘Spanjë 82’, ndërsa para 365 ditëve në finalen e ‘Wembley’, fitoi ‘Euro 2020’ ndaj Anglisë vendase.
Në rend kronologjik, në vitin 1982, Italia e Enco Bearzot, u bë kampione bote për herë të tretë falë një suksesi 3-1 kundër Gjermanisë Perëndimore në Madrid. Shënuan Paolo Rosi, Tardeli dhe Altobeli. Goli i Brajtner për gjermanët, për statistikë.
Ndërkaq, kujtimi i suksesit të arritur 365 ditë në ‘Wembley’ në shtëpinë e Anglisë për italianët, duket se po shijon më shumë. Bonuçi iu përgjigj golit të Shou që në minutat e para.
Natyrisht protagonisti i madh i finales u bë portieri Donaruma ndërsa priti tre penallti (Rashford, Sanço dhe Saka). Finalja 4-3 i dha Italisë titullin e dytë kontinental pas atij të fituar në vitin 1968.
Kujtime me vlerë për Italinë dhe tifozët e saj por nga ana tjetër mungesa në ‘Katar 2022’, sigurisht që e bën “jetën” e axurrëve të hidhur./Sportiim.al/