Verstapen në ‘shtëpi’, niset i pari

Me një reagim thuajse agresiv në sekondën e fundit të kualifikimeve, Maks Verstapen arrin pole position të jashtëzakonshëm për Garën Sprint të GP-së austriake. Hamilton dhe Rasëll patën incidente në pistë.
Në Austri radha e “Sprint Race”, në F1. E dyta nga tre të programuara në këtë Botëror. Një garë prej 100 km, me 8 pikë për vendin e parë…
Kështu, kampioni i botës në fuqi dhe kryesusei i Botërorit aktual Maks Verstapen do të niset i pari në garën e Austrisë.
Ajo do të zhvillohet nesër në pistën e shtëpisë së makinës së tij ‘Red Bull Ring’ me fillim orën 16:30. Ndërkaq, komisarët kanë penalizuar meksikanin Serxhio Perez për dalje nga pista dhe do të niset nga vendi i 13-të.
“Ishte një kualifikim shumë i vështirë dhe jam i lumtur për pozicionin pole position. Gjëja më emocionuese është se ne mund t’i shohim sërish tifozët në këtë pistë”, tha Verstapen pas garës në provën zyrtare.