Platini dhe Blater fitojnë pafajësinë

Ndërsa dyshoheshin për “mashtrim, menaxhim jo korrekt, shkelje të besimit dhe tituj të rremë”, Mishel Platini dhe Sep Blater u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Federale Penale në Belinzona, Zvicër.

Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit – FIFA, Sep Blater, dhe ish-presidenti i Federatës Europiane të Futbollit – UEFA, Mishel Platini, u shpallën të pafajshëm në gjyqin e sotëm të akuzuar për mashtrim.

Dyshja doli në gjyq për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane, të bërë nga Blateri për Platinin në vitin 2011.

Të dy mohuan akuzën, duke shpjeguar se transferimi ishte një pagesë e vonuar për punën këshilluese të Platinit për FIFA-n.

Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Belinzonës këtë mëngjes, ka folur edhe ish numri një i UEFA-s:

“Desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që drejtësia u vendos në vend pas shtatë vitesh gënjeshtra dhe manipulime”, ndër të tjera Platini./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!