Xhokoviç-Kyrgios finalja e Uimbëlldonit

Kampioni në fuqi Xhokoviç mundi sot në gjysmëfinale anglezin Norit 3-1. Të dielën finalja Xhokovic-Kyrgios në Uimbëlldon.
Kyrgios i kualifikuar në finale automatikisht pas tërheqjes nga gara të Nadal për shkak të një dëmtimi përballet me, tenistin serb, Xhokoviç i cili triumfoi në gjysmëfinalen përballë Kamerun Norrit.
Seti i parë u fitua nga britaniku (6-2) ndersa në tri setet e tjera, Xhokoviç përmbysi dhe siguroi biletën per ne finale (6-3, 6-2, 6-4).
Australiani Kyrgios, i trembëdhjeti në renditje, duket se do ta ketë të vështirë përballë serbit i cili do të tentojë të fitojë për të shtatën herë këtë turne dhe të rrëmbejë trofeun e tij të njezetenjëtë. Foto nga Twitter./Sara Gjidiaj/