Paradoksi/ Iskra si në shtëpi, Llapi vuan…racizmin

Laçianët duartokasin tifozerinë e Iskrës, në Podgoricë racizëm ndaj skuadës së Prognit.

Laçi-Iskra Danilovgrad (0-0) luajtur të enjten në Elbasan për Conference League, ndeshja e parë, evidentoi praninë e një numri të vogël tifozësh nga vendi fqinj të cilët pasi ishin organizuar që në nisje në perfeksion, ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre.

Grupi i tyre prej afro 25-30 vetave (përpos kastës në tribunën VIP) tërhoqën vemendjen para stadiumit ‘Elbasan Arena’. Pasi zbritën nga dy autobuzët e tyre, të veshur të gjithë me simbolet e Iskrës, shijuan momentin ndërsa më pas, në sektorin e tyre në stadium, u bënë të “zhurmshëm” duke inkurajuar me sportivitet skuadrën e tyre.

Por ndryshe duket se ka shkuar ndeshja mes Buduçnostit dhe Llapit nga Podujeva luajtur po dje në Podgoricë. Sipas ‘Express’, tifozë të ndryshëm vendas kanë shpalosur pankarta me theks racist ndaj shqiptarëve.
“Atje vëllezër, gati të marshojmë”, shkruante njëra prej pankartave të tifozerisë “Varvari”./Sportiim.al/

Pankartë në takimin Buduçnost-Llapi 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!