Uimbëldon drejt konfigurimit të finalistëve

Uimbëlldon arrin në fazën e çerekfinaleve

Turneu anglez i tenisit, Uimbëlldon, ka hyrë në fazë vendimtare ndërsa do të ulë siparin të dielën e 10 korrikut.

Momentalisht ky kompeticion ndodhet në fazën çerekfinale dhe rezervon sfida mjaft interesante me kampionët e mëdhenjë te raketave Rafael Nadal dhe Novak Xhokoviç që shohin drejt finales së madhe.

Sot do të luhet sfida e parë çerekfinale midis Xhokoviç dhe italianit Siner që mban vendin e dhjetë në renditjen e përgjithshme. Ndërsa nesër amerikani Tejlor Fritz do të jetë përballë numrit 2 në botë, Nadalit.

2 sfidat e tjera çerekfinale do të luhen midis Gofin (Belgjikë) dhe Nori (Angli), si dhe Garin (Kili) i cili do të jetë përballë Kyrgios (Australi)./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!