Siti, afrimi i radhës Kalvin Filips

Mesfushori 26 vjeçar mbërrin te ekipi i Pep Guardiolës si përforcim i radhës.

Fillimisht Erling Haland në atë që mund të konsiderohet si goditja më e madhe e merkatos së verës në kontinent. Sot Mançseter Siti arrin te një tjetër futbollist klasi.

Kampionët e Premier League sapo kanë zyrtarizuar shërbimet e lojtarit të Lids, Kalvin Filips i cili ka nënshkruar deri në vitin 2028.

Kontrata parashikon që ‘Qytetarët’ të paguajnë 48 milionë euro Lidsit, duke shtuar edhe lojtarin e të rinjve Darko Giabi si pjesë e marrëveshjes mes klubeve. Për Filips, komentet si një supertalent ka bërë dhe Fabio Kapelo.

“Kalvin Filips dhe Deklan Rajs janë dy lojtarë fenomenalë, shumë të ndryshëm nga Xherard dhe Lampard, të cilët unë i kam stërvitur”, tha në të shkuarën mjeshtri italian i pankinave “Don Fabio”. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!