Palermo ‘rrëmben’ pronarët e Sitit

Palermo u ngjit në Seria B por së shpejti mund të kapercejë atje ku për dekada të tëra i ka dhënë tonin futbollit në Seria A.

Sipas La Gazzetta dello Sport, shumë shpejt pritet që klubi jugor i Italisë të kalojë në pronësi të City Football Group, një shoqëri biznesi anglo-arabe aktualisht në krye të Mançester Sitit (por jo vetëm).

City pritet të mbajë 80% të aksioneve, ndërsa 20 të tjerat do të jenë ende në duart e Dario Mirrit, i cili do të vazhdojë të jetë presidenti i klubit me detyrën për të vepruar si ndërmjetës me institucionet dhe terrenin.

Ndërkaq “dhjetë milionë euro është buxheti që pronari i ri do të japë për pagat totale (bruto).

Për tu parë se si do të rrjedhin situatat në merkato. Nëse klubi dhe pronarët e rinj do të tentojnë ngjitjen që këtë edicion në A apo vitin tjetër. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!