Shkupi merr Melos Bjaramin dhe “fsheh” listën…

Shkupi kampioni në fuqi në Maqedoni të Veriut vazhdon të mos publikojë asnjë nga transferimet e bëra, edhe pse skuadrës nga Çairi, deri më tani i janë bashkuar plotë 11 futbollistë të rinj.
Goce Sedlloski trajneri i skuadrës, sipas asaj që ka konfirmuar për Klan Macedonia menaxheri gjeneral Emir Shabani, ka afruar:
“Reenaldo Ceohas – Arnet Gardens nga Xhamajka, Pepi Georgiev nga Ak.Pandev, Bllagoja Spirkovski dhe Antonio Kalanoski nga Sileksi, Melos Bajrami nga Skënderbeu, Xhelil Abdulla nga Renova, Aleks Zlatkov nga NK Triglav, Mario Rickov nga Vardari, Angelçe Timovski nga Shkëndija dhe Kristijan Ackovski nga Bregallnica, ndërsa pritet edhe arritja e marrëveshjes me futbollistin nga Senegali, Albert Lamane Diène nga ekipi ASC Jaraaf.
Ndërkaq Shkupi pasi i kthye nga Ohri po përgatitet në stadiumin e Çairit. Për Ligën e Kampionëve shkupianët do të luajë kundër ekipit Lincoln Red Imps nga Gjibralltari. Për turin e parë të Ligës së Kampionëve të marten më 05 korrik 2022 me fillim në orën 20:45, në “Todor Proeski” në Shkup .