De Biazi: Seria A mbetet magjepëse, Strakosha…

Duke folur gjatë pasdites për Radion e TMW, ish trajneri kuqezi Xhani De Biazi foli për Seria A mbi pritshmëritë dhe zhvillimet e merkatos etj:

Lukaku? Mendoj se ka stimujt dhe dëshirën për hakmarrje. Ka gjithëçka për të bërë mirë. “.

Interi humbet Shrinjar, si mendoni?
“Ai është një lojtar që ka treguar se ka cilësi, i sigurt se nëse do të mbërrinte Bremer, të dy do të ishin shumë të ngjashëm”.

Interi dhe Juve janë përpara në merkato. Cili sulm stimulon më shumë?
“Duhet të presim që negociatat të finalizohen. Të kesh lojtarë cilësorë e ndihmon menaxherin, por nuk duhet të presim kurrë që një lojtar të largohet për të blerë një tjetër.”

A është Interi potencialisht skuadra më e fortë menjëherë pas Milanit?
“Me tregun e mbyllur mund të bëja një vlerësim më të saktë”.

Mendoni se liga italiane është ende interesante?
“Unë besoj se kampionati italian është ende një kampionat magjepsës. Në planin teknik nuk e di, sepse sapo kemi mbyllur garat. Por duhet thënë se në planin ekonomik nuk jemi në nivel me kombet e tjera. “

Çfarë mendoni për Strakoshën?
“Strakosha duhet të përmirësohet pak më shumë, mendoj se duhet të largohet nga Italia për të luajtur më me qetësi. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!