Tirana nis rifiniturën, Partizani, Laçi e Vllaznia me axhendë…

Skuadrat shqiptare që do përfaqësohen në Europë; Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia janë në kulmin e përgatitjeve të tyre.

Kështu, kampionët e Shqipërisë pasi u kthyen nga Turqia ndërsa në fund u testuan me Fenerbahçen, sot kanë nisur me përgatitjet në ‘Skënder Halili’. Ndaj Dundelanzh për turin e parë të Ligës së Kampionëve në transfertë.

Laçi po përgatitet në Pogradec dhe sipas Duros kurbinasit do të qëndrojnë në juglindje deri në fundjavë. Dy miqësore të fituara: Me Gjilnin 2-1 dhe sot me Llapin në Strugë 2-0.

Partizani në Slloveni me një merkato të ndezur ku padyshim Cvetanoski spikat me atë që raportohet rreth tij. Pasi mundi Murën 2-1 në miqësoren e parë, u ndaj 1-1 në të dytën nga Dekani inferior. Kthimi në Shqipëri pas dy ditëve në 30 qershor. Në Gjeorgji për tu ndeshur me Saburtalon pritet të udhëtojë e gjithë skuadra.

Ndërkaq Vllaznia pasi ka përparuar në emra dhe është stërvitur për idsa ditë në Shkodër, nesër niset për fazë speciale në Austri. Pas Herald Markut pritet që listes së skuadrës së Joses, ti shtohet dhe ndonjë lojtarë i huaj. Në turin e dytë ndaj Universitatea Krajovë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!