Testi/ Laçi fiton ndaj Llapit

Sinjale pozitive para ndeshjes së CL me Iskrën në ‘Elbasan Arena’, bardhezinjtë dy fitore në tri ditë. Sot mundën Llapin 2-0.

U zhvillua sot ndeshja miqësore mes Llapit dhe Laçit në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

Kurbinasit e Duros në miqësoren e dytë pas asaj me Gjilanin fituar 2-1 tre ditë më parë, ia dolën sërish të tiumfonin.

Ndaj fitueses së Kupës së Kosovës Llapit të Podujevës bardhezinjtë u pnë superiorë përgjatë gjithë takimit. Epërsia erdhi në 35′ me Spahiun ndërsa më pas laçianët humben dhe një penallti.

Në fraksionin e dytë Laçi arriti të dyfishojë në të 79′-ën me Ujken në një takim ku goditi 11 herë kuadratin e skuadrës kosovare./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!