Testet/ Duro: Sot me Gjilanin, të martën me Llapin në Strugë

Kurbinasit punojnë me seriozitet në fushë dhe në merkato. Pista ballkanase e ndonjë afrimi shoqërohet me atë afrikane teksa drejtori Halili sapo është kthyer. Natyrisht me ndonjë emër të ri në…bllok.

Prej disa ditëve në Pogradec, skuadra kurbinase e Laçit po përgatit ndeshjen e parë të UEFA Conference League në program më 7 korrik në ‘Elbasan Arena’.

Ndonëse rivali Iskra Danilovgrad, një emër modest nga futbolli malazez ka larguar pafundësisht futbollistë mes tyre dhe ish lojtarin e Laçit, Bojan Najdenov, ditët e fundit po afron shumë të tjerë….

Gjithësesi ajo që merr rëndësi për Shpëtim Duron dhe skuadrën bardhezi mbetet fakti i përgatitjes në kohë të duelit të dyfishtë.

Sot, nënkampionët e Shqipërisë për herë të parë që pas finales së Kupës (31 maj) do të zbresin në fushë për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

Trajneri Duro tha se dueli testues me Gjilnin do të zhvillohet sot me fillim orën 17:30 në ‘Gjorgji Kyçyku’ të Pogradecit.

Laçi do të qëndrojë dhe një javë në Pogradec. Sot në 17:30 do luajmë një miqësore me Gjilanin e Superligës së Kosovës ndërsa të martën kemi programuar testin tjetër. Ndaj Llapit, miqësorja do të luhet në Strugë më 28 qershor”, tha tekniku për ‘Sportiim.al’ i cili nuk u zgjat lidhur me afrime apo largime eventuale./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!