Laçi fiton testin me Gjilanin

sportiim2

Testi i luajtur sot ne Pogradec mes Laçit dhe Gjilanit u mbyll 2-1 për kurbinasit.

Gjilanasit kaluan përpara me Zekën në minutën e 4-të. Më pas inisiativa ishte e bardhezinjëve të cilët kanë barazuar në të 32′-ën me anë të mesfushorit Spahiu.

Goli i fitores erdhi nga pika e bardhë teksa Mazrekaj u tregua i saktë në të 61′ duke dërguar shifrat në 2-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Ndërkaq laçianët të martën do të luajnë testin e radhes me Llapin në Strugë.

?>