Një muaj nga finalja e Tiranës, Kumbulla: “Ishim kështu…”

Si sot një muaj (25 maj 2022) në ‘Air Albania Stadium’, u luajt finalja e Conference League ndërmjet Romës dhe Fejnordit të Roterdamit. Një event madhështor organizuar nga UEFA dhe FSHF.
Finalja e fituar nga Roma, edhe pse pa protagonizmin e lojtarit shqiptar Marash Kumbulla, nuk e ka stepur aspak djaloshin nga Malësia e Koplikut për të kujtuar sot këtë ngjarje në të vërtetë historike për mbrojtësin Kuqezi.
Përmes një postimi në Twitter, Kumbulla ka shkruar: “Një muaj më parë ishim kështu. Ditë e paharrueshme”.
