Dibala te Inter? Në skenë ngjitet Milan

Argjentinasi dëshiron Interin por vonesa e dërgon te….Milan

Lukaku me kthimin e tij të dytë te Inter duket se prish planet e argjentinasit Paulo Dibala. Për bashkëpatriotin Havier Zaneti, ikonën e Interit, kjo sjellje e Marotës për të zvarritur çështjen Dibala, i ngjan telenovelave.

Në fakt, ish lojtari bardhezi dukej se kishte përfunduar marrëveshjen me zikaltërit, por rikthimi i Lukakut ndryshoi gjithëçka dhe tani Milani ëndërron për të përfitur nga kampi i kushurinjëve.

Pas frenimit në negociatat me Interin, sipas asaj që raporton Il Corriere della Sera, dje disa drejtues të grupit Elliott nga Londra kanë pasur biseda telefonike me enturazhin e lojtarit argjentinas për të kuptuar statusin e negociatave me Interin. Sigurisht dhe për të ditur kërkesat ekonomike të Joya-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!