Me një…radhë

Inter dhe Inzagi bashkë deri në 30 qershor 2024. Simone ka nënshkruar kontratën e re me Interin, duke mbyllur hamendësimet për një largim para kohe

Karlos Tevez është trajneri i ri i Rosario Central. ‘Apashi’ ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin argjentinas. Karlos “El Chapa” Retegui do të jetë pjesë e stafit të tij stërvitor.

Firmos zyrtarisht me Eintraht Frankfurt Mario Gëtze. Mesfushori gjerman ardhur nga PSV, do të jetë deri në 2025 me ekipin që fitoi Europa League pak javë më parë ndaj Gllazgout në Sevilje.

Stiv Kuper, trajneri që udhëhoqi Nontingem Forest në ngjitjen në Premier League, së shpejti me një rinovim afatgjatë. Klubi i jep njohjen e duhur për suksesin e arritur duke rikthyer skuadrën e famshme angleze në Premier League.

-Pasi u mund javën e kaluar nga skuadra që mbyll tabelën, sot Saburtalo, rivali i Partizanit në CL, teksa barazoi 0-0 në 45 minutat e para me Telavin arriti të shënojë në të 67′ me Moiç për 1-0 final.

-“Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me dy futbollistët sulmuesin Ilirid Ademi dhe qendërmbrojtësin Besart Krivanjeva.

Klubi falenderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!