Finalja e Botërorit/ Kur Italia mundej në finale nga Brazili
Më 21 qershor 1970, Italia humbi 4-1 në finalen e Kupës së Botës në Meksikë kundër Brazilit të Pele.
Ajo u luajt në stadiumin Azteca përballë 110 mijë njerëzve dhe pjesa e parë ishte shumë e ekuilibruar.
Pas një pjese të parë 1-1 në të dytën selecao bëri gjëmën duke shnuar 3 gola të tjerë për 4-1 final.
Trajneri i axurrëve Valkarexhi u kritikua ashpër për hezitimin për të hedhur në fushë heroin e gjysmëfinales (me Gjermaninë Federale 4-3) të Xhani Rivierës i cili mori vetëm 6 minuta në fund.
Ndërkaq, Mandeli, kreu i delegacionit të Kombëtares dhe president i sektorit teknik të Coverciano-s, u prit me fraza aspak miqësore nga tifozeria italiane në aeroport.
Ai u akuzua se ka frymëzuar vendimin për të lënë Riveran jashtë ndaj Brazilit. “Mandeli në burg” thërrisnin tifozët…/Sportiim.al/