Kategoria e Parë me trajnerë pa “portofol”

Dinamo sot nuk “lejoji” që Nevil Dede të merrte timonin blu. Te Burreli, Alert Alcani deklaron dorëheqjen përmes një postimi falenderues në profilet e tij.

Te Flamurtari ka kaos me Resulin të cilin administratori Idrizi nuk po di si ta heqë “qafe”. Bruka te Besëlidhja e ka vendin të sigurtë. Edhe për shkak të lidhjeve ndërqytetase me presidentin Noka.

Te cerrikasit e Turbinës, presidenti Gjoka gjithnjë zgjedhje të parë (disa herë ik e hajde) ka patur Sinan Bardhin.

Kaos total te klube si Luzi 2008 i cili nguron të telefonojë Pashjen, peqinasin që e ngjiti në Kategori të Parë. Për herë të parë në histori. Situatë e ngjashme te Tërbuni ndërsa pankina kalon nga Bashkia.

Duket paradoksale por dhe te Skënderbeu aq i famshëm në dekadën e fundit në Superiore në tituj dhe hierarki, ka dilema për stolin. Edhe pse u fol për Ndreun dhe së fundi për rikthimin e Memellit.

Apolonia, Tomori, Lushnja dhe Korabi edhe pse e kanë zgjidhjen, hezitojnë të konfirmojnë stafet teknike. Besa mori Maganin të cilit i doli pak javë më parë emri te Laçi. Për Orikun duket absurde nëse nuk i besojnë Shabanit i cili e mori biletën e kthimit duke fundosur Pogradecin.

Dinamo, Skënderbeu, Tërbuni, Korabi, Apolonia, Tomori, Lushnja, Luzi 2008, Besa, Flamurtari, Oriku,Turbina, Burreli dhe Besëlidhja janë ekipet që këtë sezon do të duelojnë në Kategori të Parë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!