Dede kalon “Erzenin” dhe gjen ‘nëndetësën’ blu
Nevil Dede do të jetë trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Për ta raportuar është Panorama sport.
Pas largimit të Vanolit drejt Italisë, skuadra blu e rrëzuar në Kategori të Parë, u përfshi nga zhvillime të shumta teksa veç afrimit të një tjetër donatori, grupi i futbollistëve thuajse u shpërbë i gjithi.
Pertej gjithçkaje një afrim në stol si Dede i cili vitin e kaluar ngjiti në Superiore pas 19 viteve Erzenin, tregon se blutë me 18 tituj të fituar në Superiore e kanë marrë seriozisht angazhimin e radhës.