Shqipëria pret Izraelin, tri pikët vendimtare

Edi Reja dhe Shqipëria e tij do duhet të bëjnë tri pikë këtë mbrëmje ndaj Izraelit në një ndeshje e cila zhvillohet në Tiranë dhe vlen për UEFA Nations League.

Pjesë e Grupit 2 në Ligën B, kuqezinjtë e shortuar së bashku me Islandën, Izraelin dhe Rusinë (e përjashtuar nga UEFA pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt) barazuan 1-1 në Islandë në 6 qershor.

Sot dueli i radhës me Izraelin. Tekniku sipas asaj që tha dje në konferencë për shtyp pritet të ndërtojë një formacion sulmues. Për më tepër, priten disa ndyshime thelbësore.

Kështu me Cikalleshin në gjëndje gripale dhe Roshin e dëmtuar, stafi teknik i ka të gjitha shanset të riformatojë grupin që të gjithë presin. Atë fitues.

Me Berishën në portë, Reja pritet të konfirmojë në mbrojtje Ismajlin dhe Gjimshitin ndërsa duket se do të ulë në stol Kumbullën për ti bërë vend Veselit.

Mesfusha pritet ti besohet treshes Abrashi-Bajrami, Asllani e cila në krahë do ketë dyshen Hysaj, Balliu. Në majë aty ku dhe tekniku 76 vjeçar pret shumë, me gjasë proritet ka dyshja Uzuni-Broja.

Shqipëri- Izrael luhet në Arenën Kombëtare dhe nis në 20:45/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!