Shqipëria në makth, Reja dështon në …skemë

Shqipëria mundet me përmbysje në Arenën Kombëtare nga Izraeli. Kuqezinjtë pas dy xhirove pozicionohen në vend të tretë.

Shqipëri-Izrael 1-2 (Broja 45+2/ Solomon 57′,73′)

Një Shqipëri konfuze dhe një teknik që e bën të vështirë deshifrimin e një ndeshje futbolli të interpretuar keq nga të përzgjedhurit e tij. Këtë mbrëmje në ‘Air Albania Stadium’ Shqipëri- Izrael prodhoi shifrat 1-2 duke vënë në pikëpyetje pozicionin kuqezi në Ligën B2.

Ndonëse pjesa e parë u mbyll 1-0 teksa Broja realizoi nga penalltia, fraksioni i dytë i gjithi për tu harruar. Sikundër ndaj Islandës skuadra ndjen presionin e kundërshtarit dhe pëson golin e barazimit në të 57′.

Ndryshimet e trajnerit Reja janë një tjetër dështim pasi hebrenjtë bëjnë cfarë të duan në fushë. Sidomos në minutat e fundit teksa godasin një shtyllë e sfumojnë dy mundëi ideale për golin e tretë.

Takimin e radhës Shqipëria do ta luaj më 24 shtator në Izrael aty ku me shumë mundësi do qartësohet pozicioni kuqezinjëve në këtë kompeticion i cili mbyllet në “Air Albania” me Islandën. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!