Shqipëri-Izrael e 2016-ës histori dështimi

Shqipëri- Izrael për kualifikueset e ‘Rusi 2018’, luajtur në ‘Elbasan Arena’ nuk sjell aspak kujtime të mira.

Pjesë e Grupi B të zonës europiane bashkë me Spanjën, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Litenshtejnin dhe Izraelin, ai takim dukej vendimtar për të shpresuar vendin e dytë…

Një gabim i Berat Gjimshitit në të 17′ solli penalltinë e shndërruar në gol nga Zahavi por në humbjen 0-3 të asaj dite të “zezë” futbollistike pati dhe gjyqtari turko-gjerman Deniz Aytekin. Dukshëm larg stemës së FIFA-s…

Në të 56′ një afrim-përplajse kokë më kokë e portierit Berisha me Zahavin, përkthehet në karton të kuq për portierin shqiptar dhe një penallti e pakuptimtë në favor të hebrenjëve.

Priti Alban Hoxha i cili pësoi të dytin në të 66′ nga Einbinder. Në të 84′ Izraeli shënon të tretin me Atar.

Ndërkaq në të kthimit në 12 nëntor 2016, Shqipëria hakmerret ndaj skuadrës hebre duke fituar 0-3. Dy gola të Sadikut dhe një i tretë nga Memushaj vulosën suksesin kuqezi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!