Historia/ Italia për herë të parë kampione Europe

olycom - facchetti -
Kapiteni Faketi ngriti lart trofeun e parë europian në Romë.
Më 10 qershor 1968, Italia u shpall kampione Europe për herë të parë. Në ‘Olimpico’ të Romës italianët mundën në finale Jugosllavinë 2-0: E veçanta lidhet me luajtjen pas dy ditëve të finales për herë të dytë.
Rregullorja e kohës detyronte skuadrat të përsëritnin nëse në aktin e parë ndeshja shkonte pa fitues (deri te penalltitë). Kjo finale luajtur dy ditë më herët kishte përfunduar 1-1 pas 90 minutave dhe kohës shtesë 2×15 minuta.
Në takimin e dytë, Italia bën disa ndryshime thelbësore teksa trajneri Valkarexhi vendosi të kthejë në skuadrën axurre pesë lojtarë; Rosato, Salvadore, De Sisti, Maxola dhe Riva.
Zgjedhja ishte e saktë dhe në fund të pjesës së parë Italia shkoi në avantazh me dy gola (2-0) falë realizimëve të Rivës dhe Anastasit. Asgjë në pjesëne dytë me Italinë që fitoi për herë të parë kampionatin Europian./Sportiim.al/