Nunjez njofton familjen, bëhët i Liverpulit

Goleadori i Benfikës konsiderohet si një aset i madh i së ardhmes futbollistike. Në garë për 22 vjeçarin ishin disa klube. Zgjedh Liverpulin.

Sipas gazetarit portugez Pedro Sepulveda, sulmuesi i Benfikës Darvin Nunjez, ka mbyllur llogaritë për të ardhmen e tij futbollistike.

Mësohet se 22 vjeçari nga Uruguaji ka arritur një marrëveshje 5 vjeçare me The Reds të Jurgen Klop për një pagë 6 milion neto në sezon. Ai ka shënuar këtë edicion 26 gola me shqiponjat e Benfikës.

Në Twitter Sepulveda shkruan:

“E kryer. Darvin Nunjez është i Liverpulit. Mançester Junajtid jashtë konkurrencës. Kontratë 5-vjeçare me pagë neto 6 milionë euro në sezon. Darvin Nunjezi i ka njoftuar vendimin familjes dhe miqve të tij. Liverpul për momentin po pret Benfikën për të vijuar me procedurat e transferimit.” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!