‘Transfermarkt’ vendos rend, Guindo 20, Seferi 18 gola

U gjet një nen për të dërguar haken te i zoti. Kështu, ‘Këpuca e Artë’ 2021-22 i shkoi sulmuesit të Laçit Saliu Gundo i cili së bashku me Taulant Seferin shënuan nga 19 gola.
Mirpo siç u bë e ditur fill pas përfundimit të javës së fundit të kampionatit elitar shqiptar, Sektori i Garave në FSHF, zyrtarizoi sulmuesin nga Mali si fitues. Shkaku i numrit më të vogël të ndeshjeve (minutave) ishte sebepi pse Gundo meritoi trofeun individual sezonal të goleadorit.
Ndërkohë, interesant fakti që e madhja sportive ‘Transfermarkt’ në përditësimin e fundit ka vendosur drejtësi. Sipas saj (dhe sipas ‘Sportiim.al), Guindo ka shënuar 20 gola ndërsa Seferi 18.
Guindos iu hoq një gol padrejtësisht në Teuta- Laçi 2-4 ndërsa Seferit ju shtua një gol me pa të drejtë në Tirana- Dinamo 4-0. ‘Transfermarkt’ vendos drejtësi…
