Triumfi/ Nadal arrin ’22’ në vitin 2022

Tre ditë më parë mbushi 36 vjeç por vitet mbetën thjesht shifra për tenistin spanjoll Rafael Nadal.
Të dielën në Paris tenisti i famshëm iberik koleksionoi titullin e 14-të në Roland Garros përballë norvegjezit Casper Ruud.
Në këtë finale majorkeni kaloi lehtësisht skandinavin me shifrat 3-0 (6-3 6-3 6-0) duke arritur të fitojë për herë të 14-të në karrierë turneun Roland Garros.
Si askush më parë Nadal arrin suksesin e 22-të në një ‘Grand Slam’ duke lënë prapa Xhoviç dhe Frederer me nga 20.
Ky ishte trofeu i dytë në 2022 pasi spanjolli ka fituar edhe Australian Open.