Zidan ndjek ‘Roland Garros’, tifozët i lutën për PSG-në
Këto ditë Zinedin Zidan ndodhet në Paris, ku po ndjek një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit në botë, Roland Garros.
Ish-trajneri i Real Madridit u pa në ‘Suzanne Lenglen’ në shoqërinë e gruas së tij. Ai ndoqi ndeshjen midis spanjollit Rafael Nadal dhe Botic Van De Zandschulp.
Por tej rezultatit 3-0 për Nadal, shpesh sytë ishin te ish futbollisti i famshëm francez ndërsa disa spektatorë përfituan nga prania e Zizusë për t’i kërkuar atij që të bëhej trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain.