Leklerk niset i pari, Verstapen i katërti

Këtë të diel Formula 1 do të jetë në Montekarlo me pilotin e Ferrarit Sharls Leklerk i cili ka siguruar nisjen nga vendi i parë.

Për Çmimin e Madh të Montekarlos piloti vendas bëri gjithëçka mirë për të marrë pole position. Provat zyrtare në fakt u mbyllën pak më herët për shkak të përplasjes së Serxhio Perezit me monegaskun e Kokëkuqes.

Pas zhvillimëve të provave zyrtare, sot në pistën e Principatës, pas Lëklerk do të rreshtohet shoku i skuadrës Sainz, ndërsa në rreshtin e dytë do të vijnë dy makinat “Red Bull” të Perezit dhe Verstapenit. Vetëm vendi i 8 për Hamilton.

Gara e 7-të e Botërorit 2022 do të nisë sot në 15:00.

Radha e nisjes:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!