Lajme sportive shkurt -gjatë…
Zhvillime intensive nga bota e sportit.
Kështu:
-UEFA vendosi që në vijim Bjellorusi- Ukrainë të mos ndeshen mes tyre në rang klubesh dhe përfaqësish. Argumenti: Bjellorusia ka përkrahur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
–Klubi i Futbollit Çelsi njoftoi sot se ka një marrëveshje përfundimtare për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën”, thuhet në njoftim.
–Sot finalja Liverpul- Real Madrid për Champions League në program në 21:00 në Paris, do të drejtohet nga francezi Klemo Turpë.
-Pasi u deklaruan se 4 klube të Seria A do ndrrojnë trajner, sot largohet zyrtraisht nga Verona kroati Igor Tudor.
–Lionel Mesi pasi ka dëgjuar fjalët e Johan Laportës dje lidhur me pamundësinë e rikthimit te Barça i ka telefonuar presidentit blaugrana duke i kujtuar se “nuk është koha të flasësh më për mua”.
–Lukaku duket se do të huazohet për dy vite nga Çelsi te Inter. Me të drejtë blerje 50 milion. Aq sa do ishte vlera e belgut në në 30 qershor 2024 te blutë.
–Formula 1 po kryen provat zyrtare përpara se nesër në Monako të zhvillojë garën zyrtare. Piloti i shtëpisë Shals leklerk kryeson ndërsa Verstapen thotë se në këtë pistë edhe pse ndihet pesha e makinës, ngasja e makinës është emocion i madh.
–Ish fantazisti kuqezi Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë të re si trajner me Eintraht Frankfurt deri në moshën 19 vjeç. Vlonjati lidhet si zëvëndës trajner deri më 30 qershor 2025. Edicionin e fundit ka ishte te U17.