Kaka: Pëlqej futbollin teknik

Në një dalje para mediave ish mesfushori brazilian Rikardo Kaka, foli për AK Coaches’ World. Këto janë fjalët e tij për futbollin e sotëm dhe lojtarët më të talentuar:
“Do të doja shumë që ta ruanim talentin. Po shohim gjithnjë e më shumë lojtarë shumë të fortë e fizikë, por ka ende lojtarë shumë të talentuar. Sot mendoj se një nga lojtarët më të mirë në botë Mbape, ai është fenomenal, shumë i fortë dhe i talentuar.
Ai mund të bëjë gjëra të pabesueshme në fushë. Pastaj kemi Cristiano, Mesi, Neymar. Unë do të doja që talenti të ruhej, nuk më pëlqen të shoh vetëm robotë duke luajtur, nuk duhet të mbështetemi vetëm në statisika”, tha ish mesfushori i Realit e Milanit, Kaka.