Kampionët dhe skuadrat e rrëzuara në ‘Top 5’
22 maji 2022 plotësoi tabllonë e plotë të verdikteve finalë për 5 kampionatet më të forta në Europë.
Sportiim.al, ju sjell skuadrat kampione dhe ato që edicionin e ri 2022-23 do të garojnë një ligë më poshtë.
Përjashtim bëjnë kampionati gjerman dhe ai francez teksa formula ju jep një shans skuadrave të pozicionuara në play out.
Këpuca e Artë 2021-22 Robert Levandovski (Bajern) me 35 gola.
Verdiktet kryesore në 5 kampionatet kryesore:
Premier League:
Kampion: Mançester Siti
Rrëzohen: Bërnli, Uatford, Noruiç.
La Liga:
Kampion: Real Madrid
Rrëzohen: Granada, Levante, Alaves
Seria A:
Kampion: Milan
Rrëzohen: Kaljari, Xhenova, Venecia
Bundesliga:
Kampion: Bajern Mynih
Rrëzohen: Arminia Bielefeld, Grojter Furth (Hertha Berlin play out)
Ligue 1:
Kampion: PSG
Rrëzohen: Metz, Bordo (Sent Etien play out)/Sportiim.al/