Leklerk tradhëtohet nga motori, Verspaten i pari

Në temperatura deri në 36.4º në fillim dhe përpara më shumë se 120,000 tifozëve, holandezi ka arritur fitoren e 24-të, të katërtën sezonale, pikërisht në pistën që në një 2016-të ka arritur fitoren e parë në Formula 1.

Maks Verstapen shfrytëzon dështimin motorik të makinës së Sharls leklerk dhe në një garë maratonë me 66 xhiro arrin të triumfojë në garën e 6 sezonale në Barcelonë.

Pas tij shoku i skuadrës së Red Bull Serxhio Perez me meksikanin që edhe sot luajti rol thelbësor në politikat skuadër. Ai arriti edhe pikën si piloti më i shpejtë në pistë.

Vendi i tretë i takoi një piloti të Mercedes. Ai është Xhorxh Rasëll. Spektakolar piloti i dytë i Ferrarit Karlos Sainz. Spanjolli u nis keq nga pozicioni 3 dhe pasi u spostua në të 5-tin vjen shpejt dajla e tij nga pista. Megjithatë e mban ndezur motorin dhe në fund mbërrin i 4-ti.

Ndërkaq në klasifikimin individual tani jryeson Verstapen me 6 pikë më humë se Sharls Leklerk./Sportiim.al/

Mbërritja:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!